Po i afrohet fundi shtatzanisë, Afërdita Dreshaj vazhdon palestrën

Këngëtarja dhe modelja shqiptare, Afërdita Dreshaj, pritet të bëhet nënë për herë të parë brenda këtij muaji. Bukuroshja është në muajin e tetë të pritjes së ëmbël, mirëpo kjo gjë nuk e ka ndalur atë që të frekuentojë pothuajse çdo ditë palestrën. Afërdita është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe ndan me ndjekësit e saj momente nga përditshmëria e saj.

34 vjeçarja ka ndarë disa video në InstaStory, përmes të cilave tregon se është tejet aktive edhe në këtë periudhë jo aq të lehtë për të.

“Ne nuk po ndalemi”, shkroi ajo, krahas videove.

Herë pas here, ajo tregon dhe ushqimet që ha për të qëndruar në formë gjatë shtatzanisë.

Lajmin e bukur të shtatzënisë e ka dhënë vetë Afërdita para disa muajsh përmes një postimi në rrjetet sociale. Ajo tregoi se bashkë me Jakub dhe të afërm kishin organizuar një festë për zbulimin e gjinisë së fëmijës dhe kishin mësuar se do të bëhen prindër të një djali. Në video Afërdita dhe Jakub u shfaqën shumë të lumtur, ndërkohë që bërtisnin dhe përqafonin njëri-tjetrin pasi marën vesh gjininë.

“Do të bëhemi me djalë! Vogëlushi Kindl po vjen, mars 2021”, ka shkruar Dreshaj.

Kujtojmë se bukuroshja shqiptare dhe hokejisti çek  kurorëzuan dashurinë me martesë në një ceremoni mjaft luksoze në Miami në vitin 2018.

LEXO EDHE:

Back to top button