Po shqyrtojmë marrjen e vaksinës nëpërmjet Polonisë – ALSAT-M


Në raportin ditorë të Ministrisë së Shëndetësisë figurojnë 130 raste të reja me virus korona, nga gjithsej 1742 teste të bëra. Raste te reja janë regjistruar në 16 qytete nga të cilat numër dyshifrorë të të infektuarve regjistron Shkupi 40,  18 në Gostivar dhe nga 13 në Shtip dhe Tetovë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend është 12970, por vetëm 2908 nga rastet janë aktive. 152 fituan betejën me virusin korona, ndërsa dy persona ndërruan jetë gjatë natës së kaluar. Numri viktimave që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë është 549. Ministri i Shëndetësisë tha se gjatë javës së kaluar është ulur përqindja e personave që kanë humbur jetën për shkak të virusit COVID-19.

I pyetur se a do të ketë mundësi që edhe Maqedonia e Veriut të furnizohet me vaksinën e Oxfordit, pasi që BE ka porositur 400 milion doza, Filipçe tha se kjo vlen vetëm për vendet anëtare të BE-së.

“ Ai është një plan që vlen vetëm për vendet e BE-së. Falënderoj ambasadorin e Polonisë, sepse vendet e BE-së kanë mundësi që një pjesë të vaksinave t’i rishesin. Ambasadori i Polonisë sot na drejtoi një letër ku kërkonte informacion nëse dëshirojmë që të marrim vaksinën përmes Polonisë. Deri të enjten do t’i kthejmë përgjigje- deklaroi Ministri i Shëndetësisë- Venko Filipçe.

Organizata botërore e Shëndetësia ka alarmuar se virusi gjithmonë e më shumë po përhapet nga të rinjtë në të 20-tat, 30-tat apo 40-tat, shumica e të cilëve nuk e dinë se janë të infektuar dhe po rrezikojnë grupet e cenueshme. Nga kjo organizatë thonë  se këtë muaj numri i të rinjve të infektuar në botë është rritur ndjeshëm, duke vënë në rrezik të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore në zonat me popullsi të dendur.

Përgatiti: Evi Shkopi

LEXO EDHE:

Back to top button