Po zhvillohen negociatat e para të drejtpërdrejta midis Ukrainës dhe Rusisë

Po zhvillohen negociatat e para të drejtpërdrejta midis Ukrainës dhe Rusisë

Gazetar: Lluka Andreev

Në ditën e pestë të përplasjeve ushtarake, një delegacion rus dhe ukrainas u ulën në tryezën e bisedimeve, shkruan Alsat.

Ndërsa luftimet e ashpra vazhdojnë rreth Kievit, në Ukrainën lindore dhe jugore, nikoqiri, ministri i jashtëm bjellorus Vladimir Makei, u uroi të dyja palëve rezultate të shpejta.

“Siç është rënë dakord me presidentët Zelenski dhe Putin, ju mund të ndiheni të sigurt, kjo është detyra jonë e shenjtë”, tha Vlladimir Makei – Ministër i Punëve të Jashtme i Bjellorusisë.

Përpara takimit, kabineti i presidentit ukrainas njoftoi se çështja e armëpushimit dhe tërheqjes së ushtrisë ruse do të ngrihej në fillim, pas së cilës do të rifillonin bisedimet. Më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se nuk pret rezultate të mëdha nga bisedimet, por se çdo mundësi, qoftë edhe e vogël, duhet shfrytëzuar nëse mund të ndalet pushtimi.

Nga Kremlini, ndërkohë, thonë se nuk do ta paraqesin qëndrimin e tyre, dhe bënë thirrje që bisedimet të zhvillohen “në heshtje”. Përpara fillimit të takimit, kryenegociatori rus, Vladimir Medinsky, shprehu shpresën për një marrëveshje – sa më shpejt të jetë e mundur.

“Çdo orë që kalon nga konflikti nënkupton vdekjen e qytetarëve ukrainas, ushtarëve ukrainas dhe ne jemi të interesuar pa kushte të arrijmë një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo marrëveshje duhet patjetër të jetë në interes të të dyja palëve”, u shpreh Vlladimir Medinski – Këshilltar i Presidentit.

Me një forcë prej gjashtë ndaj pesë në tryezën e bisedimeve, delegacioni më i madh ukrainas udhëhiqet nga ministri i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov, ndërsa pala ruse përfaqësohet nga këshilltari i Putinit, Vladimir Medinsky.

Të dyja palët ranë dakord të takohen në kufirin ukrainas-bjellorus. Kremlini kishte insistuar më parë që takimi të mbahej në Minsk, ndërsa Kievi zyrtar e refuzoi ofertën, duke thënë se po kryhej pushtim nga territori bjellorus./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button