Pogba: Zoti kishte plane të tjera për mua…

Poll Pogba nuk ia doli dot të rikuperohej në kohë për Kupën e Botës 2022. Mesfushori francez u rikthye në verë te Juventusi, por akoma nuk ka zhvilluar një ndeshje zyrtare me bardhezinjtë e Allegrit këtë sezon. 29-vjeçari, i cili ishte një protagonistët kryesorë të triumfit të kombëtares franceze në Rusi 2018, e donte me çdo kusht pjesëmarrjen në Katar, por tashmë e ka pranuar fatin e keq dhe në një postim në Twitter karikon shokët e skuadrës.

“Zoti kishte një plan tjetër për mua… Nuk më mbetet veçse të bëj tifozllëk për skuadrën, do të mbështes Kombin tim nga larg, por zemra ime do të jetë afër shokëve dhe skuadrës. Fat të mbarë të gjithë lojtarëve që janë grumbulluar për Botërorin”, shkruan Poll Pogba.

Franca shkon si kampione e botës në Katar 2022, shorti i ka vendosur “Gjelat” në grupin G bashkë me Danimarkën, Tunizinë dhe Australinë.

LEXO EDHE:

Back to top button