Poketinjo kërkon me ngulm mesfushorin e talentuar të Barcelonës

Pas emërimit të tij në krye të “bluve” të Londrës, emërim që do të zyrtarizohet vetëm në përfundim të këtij sezoni, tekniku argjentinas, Mauricio Poketinjo i ka bërë gati, presidentit të Çellsit, manjatit amerikan, Tod Boehli, listën e “të preferuarve” të tij për merkaton e verës, që ndryshe nga vitet e tjera kësaj radhe pritet të jetë tepër e vrullshme.

Sipas mediave spanjolle, Poketinjo është “i dashuruar” pas talentit të mesfushës së Barça-s, Gavi, me trajnerin argjentinas që e konsideron 18-vjeçarin, si një lojtar shumë interesant për stilin e lojës, që ka Premier Liga.

Mirëpo, problem mbetet bordi “blaugrana”, me këta të fundit që nuk kanë dëshirë ta lënë një talent si Gavi, t’i “rrëshkasë” nga duart, teksa synojnë ta regjistrojnë kontratën e tij sa më shpejt të jetë e mundur, me vetë lojtarin, që gjithashtu nuk dëshiron të largohet nga ekipi katalanas.

LEXO EDHE:

Back to top button