Poketinjo kërkon qëndrimin e yllit portugez në “Stemford Brixh”

Përplasja e Zhoao Feliksit me tekniku Diego Simeone në kohën kur ishte pjesë e Atletiko Madrid, e detyroi “fantazistin” të transferohej te Çellsi gjatë merkatos së dimrit, në një huazim të thjeshtë deri në fundin e sezonit, mirëpo bordi i “bluve” duket është “dashuruar” me performancat e Feliksit dhe tashmë duan të nënshkruajnë përfundimisht me 23-vjeçarin.

Sipas mediave angleze, vetë tekniku i ardhshëm i Çellsit, Maurisio Poketinjo ka dhënë miratimin për nënshkrimin e portugezit, me Feliksin që pëlqehet shumë nga tekniku argjentinas edhe pse nuk ka shkëlqyer në pjesën e dytë të sezonit me “blutë”.

Ndërkaq, kujtojmë se “fantazisti” portugez ka shënuar deri më tani vetëm 2 gola në 16 ndeshjet e tij me “blutë” e Londrës, si në kampionat ashtu dhe në Ligën e Kampionëve. Ndërsa kujtojmë se që prej ardhjes së Frank Lampard në stolin e “bluve”, Feliks ka startuar vetëm në ndeshjen e pare, ndërsa në të tjerat është futur në fushën e lojës si zëvendësues.

LEXO EDHE:

Back to top button