Policët e Idrizovës, frikë për sigurinë e tyre?

Policët e Idrizovës, frikë për sigurinë e tyre?

Dhjetëra policë të Burgut të Idrizovës në Shkup, si mëson jozyrtarisht Alsat kërkojnë pushime mjekësore ose dorëheqje nga vendi i punës, për shkak se ndjehen të pasigurt për veten dhe për familjarët e tyre. Disa nga policët siç bëhet e ditur në rrugë jozyrtare madje janë të kërcënuar dhe ndjehen të pambrojtur andaj nuk dëshirojnë të vazhdojnë me punë. Alsat kërkoi qëndrim nga drejtoria e burgut, por si drejtori Zoran Jovanovski ashtu edhe zëvendësdrejtori Femi Jonuzi nuk u përgjigjen thirrjeve për ankesat e vazhdueshme të policëve të burgjeve se ndjehen të rrezikuar. Drejtori i Sanksioneve Jovica Stojanoviq tha se nuk ka informata për një gjë të këtillë. Alsat, po ashtu, mëson jozyrtarisht se mungon edhe komunikimi i institucioneve përkatëse, respektivisht komunikim mes drejtorit të sanksioneve Stankoviq dhe ministrit të drejtësisë  Krenar Lloga. Sipas burime të Alsat, për më shumë arsye, një javë më parë ministri ka kërkuar shkarkimin e drejtorit të drejtorisë së Sanksioneve, Jovica Stankoviq, i cili konsiderohet edhe burim i problemeve në burgje. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button