Mbërrijnë në Ukrainë sistemet e para raketore “Patriot”

Mbërrijnë në Ukrainë sistemet e para raketore “Patriot”

Ministri i Mbrojtjes së Kievit tha se Ukraina ka marrë sistemet e para raketore “Patriot”, të konsideruar si një nga sistemet më të avancuara të mbrojtjes ajrore amerikane.

“Sot, qielli ynë i bukur i Ukrainës është bërë më i sigurt sepse sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot kanë mbërritur në Ukrainë. Partnerët tanë e kanë mbajtur fjalën.

“Ky është rezultat i punës së palodhur të udhëhequr nga presidenti ynë Zelenskyy. Faleminderit kolegëve të mi ministrin gjerman të Mbrojtjes Boris Pistorius dhe popullit amerikan, gjerman dhe holandez. Ne do të fitojmë së bashku,” tha Oleksiy Reznikov në një mesazh të postuar në Twitter.

LEXO EDHE:

Back to top button