Policia australiane konfiskon gjysmë ton ekstazë të fshehur në një ekskavator të importuar nga Britania

Autoritetet Australiane thonë se kanë zbuluar gati gjysmë ton ekstaze të fshehur në një ekskavator të importuar nga Britania e Madhe.

Në një hetim të nisur që nga muaji mars, policia ka arritur të kap një dërgesë me 226 thasë që përmbajnë gjithsej 448 kilogram ekstazë. Ekstaza ishte dërguar nga Southampton në Brisbane. Policia vlerëson dërgesën me 60 milion dollarë. Pesë persona janë arrestuar në Sidnei dhe Londër, raporton Reuters.

LEXO EDHE:

Back to top button