Policia financiare sot zyrtarisht ka dorëzuar kallëzime penale kundër prokurores Ruskovska

Policia financiare sot zyrtarisht ka dorëzuar kallëzime penale kundër prokurores Ruskovska

Gazetar: Lluka Andreev

Në adresën e Prokurorisë Themelore Publike ka arritur kallëzimi penal që e paralajmëroi drejtori i Policisë financiare, Arafat Muaremi, shkruan Alsat.

Veprimi i këtillë vjen pasi në këtë institucion muajin e kaluar bastisje kryen prokurorë për ndjekjen e krimit të organizuar.

“Drejtoria e Policisë Financiare ka dorëzuar kallëzim penal pranë Prokurorisë Themelore Publike- Shkup, në të cilin janë të përfshirë të gjithë prokurorët për të cilët konsiderojmë se ka dyshime themelore për vepra të kryer penale”, thonë nga Drejtoria e policisë financiare.

Paraprakisht nga Drejtoria e Policisë Fnanciare u shprehën se bëhet fjalë për prokuroret Villma Ruskovska, Ivana Trajçeva dhe Elizabeta Josifovska ndërsa kallëzimi ka të bëjë me keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit zyrtar.

“Duke pasur parasysh se procedura për të gjithë të denoncuarit nga ky moment është e fshehtë, duke respektuar prezumimin e pafajësisë së të denoncuarve, kjo është gjithçka që mund të ndajmë me publikun në këtë moment, sipas Ligjit të Procedurës Penale”, u shprehën nga Drejtoria e Policisë Financiare.

Jozyrtarisht, bazë e denoncimit është raporti nga mbikëqyrja e Prokurorisë së Ljubomir Joveskit, në të cilin janë konstatuar një sërë parregullsish gjatë bastisjes të kryer nga Prokuroria e Ruskovskës. Me raportin e dorëzuar sot, topi i është hedhur sërish Joveskit.

Nuk dihet nëse dhe kur do të veprohet sipas kallëzimit dhe nëse ai përfundimisht do të ngrejë akuza. Nga Prokuroria e tij ende nuk ka përgjigje dhe nëse në bazë të mbikëqyrjes kanë kompetencë të shqiptojnë masa disiplinore ndaj kolegëve të Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar apo do të presin që Këshilli i Prokurorëve Publikë ta bëjë këtë.

Menjëherë pasi drejtori i Drejtorisë së Policisë Financiare, Arafat Muaremi i paralajmëroi akuzat, prokurorja Vilma Ruskovska akuzoi se ndaj saj po ushtrohet presion.

Ajo njoftoi se do t’i publikonte konstatimet që kishte ndaj Muaremit, ndërsa ai i bëri thirrje që të ngrinte akuzë nëse kishte prova kundër tij, e jo të përhapte informacione të rreme./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button