Policia ia konfiskon armën një 16-vjeçari në Ferizaj, e mbante pa leje

Policia ia konfiskon armën një 16-vjeçari në Ferizaj, e mbante pa leje

Policia në Ferizaj, pas një bastisje që kreu në fshatin Talinovc të Muhaxherëve në këtë komunë, kanë konfiskuar një armë pa leje në pronësinë e një 16-vjeçari me inciale R.M.

Kjo bastistje ishte kryer me urdhër të Gjykatës Themelore të Gjilanit, ka njoftuar Zyra e Informimit në Ferizaj përmes një komunikate për media, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

16-vjeçarit i është konfiskuar një armë gjysmë-automatike pa fishekë.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

LEXO EDHE:

Back to top button