Policia konfiskon 4.400 copa mjete piroteknike në Llabunishtë të Strugës

Siç njoftojnë nga MPB, më 31.12.2021, pas marrjes paraprake të urdhërit gjyqësor, është kontrolluar shtëpia e M.M (47) nga fshati Llabunishtë.

Sipas policisë, policët e strugës kanë gjetur dhe konsiskuar 4.400 copa mjete piroteknike që M.M i ka poseduar ilegalisht.

Ai është arrestuar dhe kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal.

Kujtojmë se policia gjatë muajit dhjetor vazhdimisht ka zbatuar aksione kundër shitjes ilegale të mjeteve teknike.

LEXO EDHE:

Back to top button