Policia po heton vrasjen e dyfishtë në Butel

Policia është duke punuar për zbardhjen e motivit nga përleshja e armatosur mbrëmjen e kaluar në Butel të Shkupit, ku mbeti i vrarë 43-vjeçari Kamber Idrizi ndërsa lëndime të rënda mori shoqëruesi i tij 24 vjeç. Burime nga MPB-ja thonë se po punohet në disa pista hetimi, por më e besueshme është ajo që lidhet me përleshjen e armatosur dy vite më parë në një hotel të njohur në Shkup. Policia nuk jep informacione se çfarë i parapriu ngjarjes tragjike.

MPB
“Disa persona kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të automjetit ku ndodhej K.I i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa personi tjetër me iniciale L.P u dërgua në spital ku edhe i janë konstatuar lëndime të rënda trupore”.

Duke u thirrur në informacione të nxjerra nda dosja penale mediat raportojnë se viktima ka qenë i njohur për organet e rendit. Në shkrimet e publikuara menjëherë pas përleshjes thuhet se në vendin e ngjarjes ka mbetur i vrarë Kamber Idrizi, ndërsa në drejtim të automjetit ku ndodhej janë shkrepur 90 fishekë me armë kallashnikov. Më tej thuhet se në shoqëri ka pasur nipin e tij 24 vjeç nga Haraçina e Shkupit. Mbetjet nga vendi i krimit të cilat i ka konfiskuar Prokuroria Publike për t’i përdorur si prova materiale janë dhjetëra gëzhoja dhe dy karikatorë të pushkëve automatike. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes në rrethana anonimati kanë deklaruar se në drejtim të viktimave kanë gjuajtur të paktën dy persona nga një automjet xhip ngjyrë të zezë.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button