Policia sekuestron 55 telefona nëpër dyqanet e Pejës

Policia sekuestron 55 telefona nëpër dyqanet e Pejës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka zbatuar urdhër kontrollin e lëshuar nga Gjykata Themelore Pejë për kontroll në pesë lokacione në Pejë, të gjitha objekte afariste lokale të shitjes së telefonave mobil, nën dyshimin e kryerjes së veprave penale të lartcekura.

Policia bën të ditur se gjatë kontrollit në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar: 55 telefona celular dhe tre IPAD, të cilët dyshohet të jene futur në territorin e republikës së Kosovës  duke iu shmangur taksave doganore.

“Kontrabandë me mallra dhe shmangie nga tatimi. Pejë, 17.03.2023, Hetuesit policorë nga Sektori i Hetimeve Financiare të DHKEK, në koordinim me Prokurorinë Themelore Pejë, kanë zbatuar urdhër kontrollin e lëshuar nga Gjykata Themelore Pejë për kontroll në pesë lokacione në Pejë, të gjitha objekte afariste lokale të shitjes së telefonave mobil, nën dyshimin e kryerjes së veprave penale të lartcekura”, thuhet në raportin policor.

LEXO EDHE:

Back to top button