Policia serbe arrestoi personin që vrau 8 persona dhe plagosi disa të tjerë

Policia serbe arrestoi personin që vrau 8 persona dhe plagosi disa të tjerë

Siç raporton radio televizioni i Serbisë (RTS), personi i cili në Mlladenovac ka vrarë 8 persona është arrestuar në afërsi të Kragujevcit. Sipas policisë serbe bëhet fjalë për 21 vjeçarin U.B. Babai i të dyshuarit jozyrtrisht thuhet se ka qenë ushtarak.

Siç raportuam edhe më herët, masakra ka ndodhur në disa fshatra në afërsi të Beogradit. Sulmuesi ka përdorur armë automatike.

Ministri i brendshëm i Serbisë këtë akt e ka cilësuar si akt terrorist.

LEXO EDHE:

Back to top button