Policia shpërndan protestuesit në SHBA, vendoset gjendja e shtetrrethimit deri në 06:00 të mëngjesit

Mbyllet protesta e mbështetësve të presidentit Donald Trump në godinën e Kongresit amerikan ku po mbahej seanca për certifikimin e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit. Mbështetësit e Trump hynë me dhunë në godinën e Kongresit dhe qëndruan aty për disa orë. Si pasojë e përplasjeve me policinë u regjistruan të lënduar në radhët e efektivëve dhe protestuesve. Mediat raportuan dhe për të lënduar me armë zjarri, por pa dhënë detaje të mëtejshme. Presidenti i zgjedhur, Joe Biden i konsideroi këto ngjarje një sulm ndaj demokracisë, ndërsa Donald Trump doli shumë vonë pasi incidentet kishin nisur dhe iu kërkoi mbështetësve të tërhiqen në paqe në shtëpi. Protesta të ngjashme raportohen të jenë mbajtur dhe në shtete të tjera të Amerikës. Ndërsa Shefi i Policisë së Uashingtonit tha se është vendosur gjendja e shtetrrethimit, që zgjat deri në 06:00 të mëngjesit

LEXO EDHE:

Back to top button