Policia shqipton 794 gjoba për shkelje të rregullave në trafik

Policia shqipton 794 gjoba për shkelje të rregullave në trafik

Nga gjithsej 794 urdhërpagesa të lëshuara dje (3 prill) nga punonjësit e policisë në kuadër të kontrollit në trafik, 269 urdhërpagesa janë lëshuar për parkim të paligjshëm, 163 sanksione për drejtimin e automjetit me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar dhe 69 janë shqiptuar për drejtim pa leje.

“57 masa janë vendosur për mosvendosjen e rripit të sigurimit, më pas 20 sanksione për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, 33 sanksione për këmbësorët dhe 3 për motoçiklistët për mos mbajtje të kaskës mbrojtëse. Ditën e djeshme janë vendosur edhe shtatë sanksione për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Në përputhje me dispozitat e Ligjit për automjete, 12 automjete janë përjashtuar nga qarkullimi për shkak të defektit teknik, ndërsa 10 automjete për shkak të mungesës së regjistrimit të vlefshëm. Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB-ja.

LEXO EDHE:

Back to top button