Policia vazhdon me shqiptimin e gjobave në Shkup, 43 sanksione vetëm për vozitje të shpejtë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Shkupit janë shqiptuar 118 sanksione në trafik, në mesin e të cilëve 43 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 8 për drejtim të makinës pa patentë shoferi, tre për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, transmeton Alsat. Gjashtë gjoba janë vendosur për përdorim të celularit, tre për kalim në semafor të mbyllur. Janë regjistruar tre sanksione kundër drejtuesve të motoçikletave, tre për parakalimi dhe anashkalim të paligjshëm si dhe 30 sanksione për parkim të paligjshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button