“Poligraf”: Kush i botoi dezinformatat e Zaharovës se Rusia nuk ka pasur kurrë plane të sulmojë dikë?

“Poligraf”: Kush i botoi dezinformatat e Zaharovës se Rusia nuk ka pasur kurrë plane të sulmojë dikë?

Një pjesë e mediave vazhdon të publikojë në mënyrë jokritike përmbajtje propagandistike dhe dezinformata nga burime zyrtare nga Moska.

Për shembull, më 6 mars 2024, portalet Infomax dhe Netpress publikuan titullin identik: “Zaharova: Rusia nuk ka pasur kurrë plane për të sulmuar dikë, përfshirë dhe NATO-n“. Në artikujt citohet zëdhënësja e MPJ-së ruse, Zaharova: “Rusia nuk ka plane për sulm, agresion të drejtpërdrejtë apo indirekt, apo të lirojë konflikte me këdo qoftë: NATO-n, Uashingtonin, Ukrainën apo këdo tjetër. Dhe nuk ka pasur as deri tani plane të tilla”.

Por, a janë të vërteta pohimet e Zaharovës? Para invazionit mbi Ukrainën në vitin 2022, politikanët dhe mediat botërore paralajmëruan se Rusia po planifikonte të kryejë invazion. Mirëpo, atëherë Zaharova dhe Moska i vlerësonin këto paralajmërime si dezinformata. Edhe atëherë, “demantet” e Zaharovës transmetoheshin në mënyrë jokritike në mediat e vendit.

Agresioni mbi Ukrainën në shkurt të vitit 2022, i dënuar me rezolutë edhe nga Asambleja e Përgjithshme e OKB, dëshmoi se Perëndimi nuk përhapte “lajme të rreme”, “dezinformata” dhe “histeri” për “pushtim të shpikur” – siç pretendonte rrejshëm propaganda ruse.

Prandaj, përmbajtjet mediatike me pretendimet e Zaharovës se Rusia nuk ka pasur plane të sulmojë dikë i vlerësojmë si dezinformata. Mediat nuk duhet të transmetojnë në mënyrë jokritike deklarata të tilla pa kontrolluar faktet. Përndryshe, rrezikojnë të bëhen kanal për përhapjen e dezinformatave dhe propagandës ruse.

LEXO EDHE:

Back to top button