Poll Pogba në mes Spanjës dhe Francës

Paris Sen Zhermeni është skuadër më e fundit që është futur në garë për transferimin e Poll Pogbas. Mesfushori francez po e kërkon largimin nga Man. Juanjtedi dhe duket se në fund të edicionit do t’i realizohet dëshira. “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm ta lejojnë largimin e tij, derisa raportohet se duan mbi 90 milionë euro për kartonin e francezit.

Në anën tjetër, Real Madridi po ashtu është i interesuar në transferimin e mesfushorit problematik, pasi Zinedin Zidan beson se mund të mbështetet në cilësitë e tij. Maurisio Poketinjo thuhet se tani është po ashtu i interesuar në transferimin e Pogbas, por që do të jetë mjaftë e vështirë.

LEXO EDHE:

Back to top button