Shuhet legjenda e FC Shkupit, Bajrush Baftjari

Në moshën 87 vjeçare ka ndërruar jetë Bajrush Baftjari, njëri nga kontribuuesit më të mëdhenj në klubin e futbollit Shkupi dhe jo vetëm. Kontribues i madh në futboll si te ish-Slloga Jugomagnati e gjithë rrethinën e Shkupit, i ndjeri Baftajri ka dhënë mund të madh në avansimin e këtij sporti dhe talentëve të rinjë. Interesant është fakti se vetëm disa orë para ndarjes nga jeta e Bajrush Baftjarit, kur po regjistrohej emisioni “Sportmania” (07.12.2020) me mysafirë Dashmir Elezin e Shkëndijës dhe Arben Nuhiun, ky i fundit e kujtoi tashmë të ndjerin si trajnerin e tij të parë te KF Shkëndija e Haraçinës.

Baftjari si i ri fillimisht ishte pjesë e ish-Slloga Jugomagnatir, duke luajtur në rolin e anësorit të majtë, ndërsa karrierën e tij e kishte filluar në vitin 1952, duke dhënë kontribut të madh për ekipin. Pas përfundimit të karrierës së tij në vitin 1965, Baftijari angazhohet në klubin e Shkupit edhe si trajner kryesor me ekipin e seniorëve, deri në vitet e 80-ta.

Më pas klubi e angazhoi të punojë me gjeneratat e reja, me të cilët kishte një përkushtim të madh dhe arriti rezultate të larta, duke nxjerrë emra të mëdhenj të futbollit shkupjan, ndërsa pensionimi i tij nga detyra si trajner erdhi në vitin 1998.

LEXO EDHE:

Back to top button