Poll Pogba “rimartohet” me….

Raportime të shumta në Itali sugjerojnë se Juventusi ka rënë dakord për kushtet personale të kontratës me Paul Pogba, ndaj pritet rikthimi i mesfushorit nga Manchester United si lojtar i lirë.

Kontrata e tij me klubin nga “Old Trafford” do të skadojë më 30 qershor dhe gjatë dy ditëve të fundit, bardhezinjtë informuan Manchester United se ishin në negociata me lojtarin.

“Gazzetta dello Sport” informon se Juventus tani ka rënë dakord për kushtet personale me Pogba përmes menaxherit të tij, i cili ka marrë përsipër bisedimet pas vdekjes së Mino Raiola.

Thuhet se është një kontratë 3-vjeçare me vlerë 10 milionë euro në sezon, plus bonuse të lidhura me performancën.

Ndërkohë që kishte interesim edhe nga Paris Saint-Germain, Real Madrid e Manchester City.

LEXO EDHE:

Back to top button