Dy thasë me granata janë gjetur gjatë një gërmimi në Shipkovicë të Tetovës

Nga ana e Policisë së Kodrës së Diellit, dje rreth orës 11:00 ka raportuar se gjatë punimeve ndërtimore në fshatin Shipkovicë në qendër të fshatit në vendin e quajtur “Poroj”, gjatë gërmimit me makinë pune janë gjetur dy thasë me granata.

Me autorizim të prokurorit publik, MPB sot informoi se ekipi i SPB-së Tetovë ka hetuar vendin dhe është konstatuar se bëhet fjalë për tri granata raketore, një granatëhedhës kumulative RPG, një minë tromblon me mbushje dhe shtatë granata me mbushje nga llaç 60 mm, pjesërisht i gërryer.

Eksperti i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Shkupit i ka ngritur në mënyrë të sigurt mjetet shpërthyese dhe ka konstatuar se janë eksplozivë të prodhimit kinez dhe jugosllav.

LEXO EDHE:

Back to top button