Poloni, ish-ministri i Shëndetësisë pozitiv me COVID-19

Ish-ministri polak i Shëndetësisë, Lukasz Szumowski, imazhi i luftës kundër koronavirusit, ka rezultuar pozitiv për virusin, njoftoi sot faqja e internetit Onet.pl.

Szumowski veproi si ministër i Shëndetësisë deri më 19 gusht, kur dha edhe dorëheqjen e tij.

I diplomuar për mjekësi, ai u bë imazhi i fushatës së Polonisë kundër koronavirusit në fazën e parë të pandemisë.

Ish-ministri i Shëndetësisë, njëkohësisht, u vlerësua për marrjen e masave të rrepta parandaluese të mbylljes në mes të marsit, kur numri i rasteve në Poloni ishte ende relativisht i ulët dhe u kritikua nga kundërshtarët e tij për ato që ata i konsideronin si blerje të diskutueshme të pajisjeve mjekësore.

LEXO EDHE:

Back to top button