Nëse nuk jeni regjistruar në aplikacionin “TVSH-ja ime” nuk do përfitoni nga fundjava pa TVSH

Njoftimi i qeverisë për një “Fundjavë pa TVSH” për të gjitha produktet me pakicë dështoi. Qytetarët do të marrin kthim të TVSH-së vetëm për produktet e blera me origjinë nga Maqedonia. Do t’u kthehen para nëse blini rroba, teknik e bardhë, sanitari, ushqim, mobile etj: vetëm nëse ato janë prodhuar këtu në vend. Përjashtimi i vetëm do të jenë produktet e IT-së, të tilla si kompjuterë, laptop ose pajisje të tjera, për të cilat, pa marrë parasysh se ku prodhohen, TVSH-ja do të kthehet.

Nga Qeveria thonë se masat janë përgatitur si ndihmë për ballafaqim me krizën dhe përfshin më shumë aspekte. Në mënyrë elegante iu shmangën përgjigjes pse u ndryshua ideja e parë që të gjitha prodhimet të jenë më lirë në shitoret që të mund t’i blejë çdokush pa u regjistruar në DAP me aplikacionin “TVSH-ja ime”.

 “Vendosim fundjavë pa TVSH për të gjithë qytetarët. Përmes çmimeve më të lira për qytetarët, nxisim konsumin dhe rritjen e të ardhurave në sektorë të caktuar siç janë shitoret për gardërobë, teknikë e bardhë, mobile dhe sanitari, pajisje shkollore dhe libra- deklaroi Oliver Spasovski.

Nga Qeveria thonë se:

 “Masa është krijuar që të ndihmohen qytetarët përmes kthimit të ZVSH-së si dhe përmes blerjes së prodhimeve të domosdoshme gjatë krizës me Kovid- 19, pajisje teknologjike, të futen mjete në ekonominë e vendit, dhe njëkohësisht të ndihmohet lufta kundër ekonomisë gri”.

Në vend të të gjithë qytetarëve, fundjava pa TVSH në 10, 11 dhe 12 tetor do të jetë në dispozicion vetëm për ata që do të skanojnë faturën në këto tre ditë. Më pas DAP do të kthejë TVSH-në. Ata që nuk e kanë aplikacionin, do të duhet të regjistrohen që ta shfrytëzojnë këtë masë.

“Të gjithë ata tatimpagues që duan ta përdorin këtë masë, do të duhet së pari të regjistrohen në sistemin e-tatimi personal, nëse nuk e kanë aplikacionin “TVSH-ja ime”. Informatat shënohen në faqe, emri, mbiemri, numri amë dhe adresa valide elektronike në, hapet kërkesa, e shtypin, e çojnë në zyrat e DAP ku punonjësit tanë e aprovojnë këtë kërkesë- deklaroi Mihajlo Mihajlov – DAP.

Në fundjavën e planifikuar, qytetarët do të jenë të kufizuar për paratë që duan t’i shpenzojnë për të kthyer TVSH-në. Një qytetar do të mund të shpenzojë maksimum 30 mijë denarë për të marrë kthim prej 5400 denarë. Në fundjavën pa TVSH, masa e rregullt “TVSH-ja ime” do të pezullohet.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button