Poloni/ Varr masiv, afër ish-kampit nazist të Soldaut

Poloni/ Varr masiv, afër ish-kampit nazist të Soldaut

Një varr masiv që përmban 17.5 ton hi njerëzor është zbuluar në veri të Polonisë, afër ish-kampit nazist të përqendrimit të Soldaut.

Sipas BBC, Tomasz Jankowski nga Instituti Kombëtar i Përkujtimit të Polonisë tha se varri përmbante të paktën 8,000 viktima.

Trupat mendohet se janë gërmuar dhe djegur në një operacion nazist për të fshehur gjurmët e vrasjeve të tyre.

Nazistët kanë vrarë hebrenj, kundërshtarë politikë dhe anëtarë të elitës polake në Soldau.

Kampi i përqendrimit u ndërtua në vitin 1939 për tranzit, internim dhe shfarosje dhe u përdor gjatë pushtimit gjithë pushtimit nazist.

Deri në 30 mijë njerëz mendohet se janë vrarë atje dhe studiuesit shpresojnë të kryejnë analizën e ADN-së të mbetjeve për të zbuluar më shumë rreth viktimave. Ndër polakët që u vranë ishin anëtarë klerikë dhe inteligjencës.

Arkeologët kanë gjetur qindra gjurmë veshjesh, butonash dhe sendesh të tjera, por asgjë me vlerë, që tregon se trupat ishin grabitur përpara se të digjeshin.

Jankowski tha se dy gropa ishin gjetur pranë Soldau-t, i njohur si Dzialdowo, dhe gërmime të mëtejshme do të bëhen për të kërkuar më shumë. Vlerësimi i 8,000 viktimave bazohet në peshën trupore të një personi të vlerësuar në 2 kilogram.

Në anën tjetër, kryeminsitri polak Mateusz Morawiecki tha të mërkurën se ishte përgatitur një raport që detajonte jo vetëm krimet e luftës naziste, por edhe llogaritjet e humbjeve financiare që ishin shndërruar në vlera aktuale.

Ai tha se Gjermania i kishte shkaktuar dëm të madh popullit polak dhe nuk kishte paguar kurrë dëmshpërblime. Gjermania ka thënë se çështja e reparacioneve u mbyll ligjërisht në vitet 1950.

Rreth gjashtë milionë polakë vdiqën në luftë, duke përfshirë tre milionë hebrenj. Një deputet në qeverinë nacionaliste-konservatore të Polonisë tha në vitin 2019 se humbjet mund të arrijnë në 850 miliardë dollarë.

LEXO EDHE:

Back to top button