Polonia blen raketa-hedhës nga Koreja Jugore

Polonia blen raketa-hedhës nga Koreja Jugore

Polonia nënshkroi sot një marrëveshje për të blerë 288 raketa-hedhës artilerie në marrëveshjen më të fundit të armëve me Korenë e Jugut, pas dorëzimit të tankeve dhe obusëve.

“18 raketat e para ‘Chunmoo’ do të dorëzohen që në vitin 2023 për mbrojtjen e Polonisë lindore,” tha ministri polak i Mbrojtjes Mariusz Blazczak.

Armët janë prodhuar nga kompania koreano-jugore “Hanwha Defense”.

Marrëveshja u arrit pasi kompanitë koreano-jugore dorëzuan grupin e parë të tankeve dhe obusëve në Poloni.

Të dy vendet nënshkruan një marrëveshje prej 5.8 miliardë dollarësh në Varshavë në korrik, si pjesë e një marrëveshjeje që Polonia tha se ishte një pjesë kyçe e përpjekjeve të saj për të forcuar ushtrinë e saj pas sulmit të Rusisë në Ukrainë.

Polonia, anëtare e NATO-s, është zotuar të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në tre për qind të prodhimit të brendshëm bruto dhe më shumë se dyfishin e madhësisë së ushtrisë së saj.

LEXO EDHE:

Back to top button