Polonia pranon mjekë nga Evropa Lindore për të luftuar mungesën e personelit

Polonia dha licenca për pesë mjekë bjellorusë dhe ukrainas me një procedurë të re të thjeshtuar, ndërsa vendi përballet me një mungesë të personelit mjekësor gjatë pandemisë.

Licencat u dhanë në përputhje me një ligj të miratuar në fund të vitit 2020 që thjeshtoi procedurat për miratimin e mjekëve jashtë Bashkimit Evropian.

Ligji i ri është mjaft i diskutueshëm, me disa shoqata mjekësore që shqetësohen se procedura e thjeshtuar nuk do të kontrollojë mjaftueshëm aftësitë profesionale dhe gjuhësore të mjekëve.

Megjithatë, ministri polak i Shëndetësisë, Adam Niedzielski tha në një konferencë për shtyp se procedurat e reja ofrojnë “një garanci të njohurive dhe arsimimit të mjekëve”.

”Disa dhjetëra lëvizje shtesë nga mjekë jo nga vendet e BE-së janë në vëmendjen e ministrisë”, tha Niedzielski.

LEXO EDHE:

Back to top button