Berisha kërkohet nga 6 ekipe të Seria A

Forma fantastike e Mërgim Berishës te Salzburgu ka bërë që shumë skuadra nga Serie A ta kërkojnë transferimin e tij gjatë janarit. Mediumet italiane kanë njoftuar të premten se janë hiç më pak se gjashtë ekipe nga Italia që po insistojnë për sulmuesin 22-vjeçar.

Parma, Bolonja, Sasuolo, Torino, Benevento e Krotone janë të gatshme të paguajnë deri në 7.5 milionë euro për ta bindur Salzburgun që ta lirojë Berishën muajin tjetër.

Berisha këtë edicion po shkëlqen te Salzburgu, për të cilin ekip ka shënuar 9 gola në 15 ndeshje në të gjitha garat. Ai në fillim të këtij viti u kthye te Salzburgu dhe ka kontratë deri në vitin 2022.

LEXO EDHE:

Back to top button