25 viktima dhe 613 raste të reja me Covid-19, shërohen 688 pacientë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar edhe 25 viktima nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Sipas raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë, nga testimi i 1.837 mostrave janë regjistruar edhe 613 persona të infektuar me koronavirus.

Nga sëmundja janë shëruar 688 pacientë ndërsa raste aktive janë 2103.

Që nga fillimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 73638 të prekur nga sëmundja COVID-19, prej tyre 2121 kanë vdekur ndërsa 49.414janë shëruar.

 

LEXO EDHE:

Back to top button