Polonia shqyrton rikthimin e karantinës

Kryeministri polak, Mateusz Morawieck, ka deklaruar synimin e tij për të zgjeruar masat e bllokimit në të gjithë vendin në një përpjekje për të frenuar rritjen e rasteve të koronavirusit.

“Unë sugjeroj që e gjithë Polonia të bëhet zonë e kuqe që nga e shtuna e ardhshme”, theksoi kryeministri përpara një takimi të nivelit të lartë të njësisë së krizës që do të duhet të vendosë nëse do të aplikohet ky bllokim.

“Sot ne duhet t’i rikthehemi rekomandimit themelor që kemi njohur që nga pranvera. Qëndroni në shtëpi!”, këmbënguli Morawiecki në një konferencë televizive shtypi duke u kërkuar qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të punojnë në distancë.

”Polonia mund të shohë një numër të lartë të infeksioneve të përditshme me COVID-19 deri në mes të nëntorit”, tha dje zëvendësministri i Shëndetësisë, Waldemar Kraska, pasi vendi raportoi një numër rekord të mbi 10 000 rasteve të reja të mërkurën.

Aktualisht, 152 qarqe, përfshirë 11 qytete provinciale janë emëruar zona të kuqe, ndërsa pjesa tjetër e Polonisë ka statusin e zonës së verdhë.

LEXO EDHE:

Back to top button