​Hoti për “avullimin” e mbi 2 milion eurove: Mashtruesit nuk kanë vend brenda institucioneve

Mbi 2 milion euro janë vjedhur nga Thesari i Shtetit në Kosovë. E kjo nxiti reagime të shumta. Tani edhe i pari i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti ka folur rreth “avullimit” të mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Hoti thotë se mashtruesit nuk kanë vend brenda institucioneve, për çka u zotua se po punohet që këta të fundit shumë shpejtë do të dalin në sipërfaqe. Madje ai ka theksuar se ministrja e Financave, Hykmete Bajrami është në krye të aktiviteti për të siguruar që sistemet janë të mbrojtura.

“Ministrja Bajrami është në krye të aktivitetit për tu siguruar që sistemet janë të mbrojtura. Mashtruesit dhe keqpërdoruesit brenda institucioneve nuk kanë me pas vend, kanë me dal në sipërfaqe së shpejti”, ka thënë Hoti.

Në lidhje me: Kosovë, vidhen 2.1 milionë euro nga Thesari, Bajrami thotë se buxheti i shtetit është i sigurt

LEXO EDHE:

Back to top button