Popetrevski: Mungesa eventuale e liderëve të Ballkanit Perëndimor, mesazhi më i zëshëm për Samitin e ardhshëm

Popetrevski: Mungesa eventuale e liderëve të Ballkanit Perëndimor, mesazhi më i zëshëm për Samitin e ardhshëm

Gazetari Vasko Popestrevski në emisionin “Programi200” në Alsat, duke komentuar deklaratat e liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët ende nuk e kanë konfirmuar prezencën e tyre në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet në 23 dhe 24 qershor, konsideron se hezitimi i tyre ndoshta është për shkak të pritjes së gjatë dhe vonesës së vazhdueshme në fillimin e negociatave me BE-në, shkruan Alsat.

“Maqedonia është vend kandidat që nga viti 2005. Prej 17 vitesh në dhomën e pritjes. Tashmë po merr përmasa të çështjes turke… Dhëntë Zoti të fillojmë negociatat shpejt, por kjo disi humbi çdo kuptim duke pritur, dhe nga këtu mendoj se mesazhi do të jetë i fortë dhe do të jetë më i zëshëm, nëse e shohin mungesën e gjashtë liderëve nga Ballkani Perëndimor në këtë “Samit”, deklaroi Vasko Popetrevski, gazetar./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button