“Porsche” dhe “Audi”, së shpejti në Formula 1

Formula 1 do të jetë më e pasur në të ardhmen për dy gjigantë të tjerë të industrisë botërore të makinave. Drejtori i Grupit Volksëagen, Herber Dies, konfirmoi se në të ardhmen “Audi” dhe “Porsche” do të hyjnë në cirkun më të shpejtë të garave.

Konkretisht, në kombinim me çdo aksion në këtë sport, kompanitë duhet të presin deri në vitin 2026. “Porsche” pritet të arrijë një marrëveshje me “Red Bull” dhe të jetë furnizuesi i saj i fuqisë në të ardhmen, ndërsa “Audi” dëshiron një ekip të plotë Formula 1.

Nëse nuk arrijnë një marrëveshje me drejtuesit e sportit, kompania gjermane është gati të paguajë gjysmë miliardë dollarë për të blerë një ekip ekzistues. Në kombinim për blerje janë skuadrat e MekLarenit, Zauberit (Alfa Romeo) dhe Aston Martin.

LEXO EDHE:

Back to top button