Portieri i Interit kërkon që të vendos një rekord të ri në Seria A

Jo vetëm rekord golash të shënuar, por edhe rekord golash si i pamposhtur. Interi kërkon të vendosë rekorde në fund të sezonit, që nga pikët e fituara në total deri te golat e Lautaro Martinez, që dëshiron të bëhet shënuesi më i mirë i Serie A, pas zhgënjimit të fundit në Ligën e Kampionëve.

Po ashtu, te zikaltrit është edhe një tjetër lojtar që ndjek rekordin absolut në Serie A, pikërisht Jan Zommer. Portieri helvet, siç theksohet në edicionin e “Gazzetta dello Sport”, ka 17 porta (ndeshje) të pastra (pa pësuar gol) dhe dëshiron të arrijë rekordin prej 21 ndeshjesh pa e nxjerrë topin nga rrjeta e vet, i cili për momentin i përket Bufonit, Kudiçini, De Sanktis dhe Rosi. Nëse zvicerani arrin 22 porta të pastra, do të hynte si i vetmi në histori, që e bën këtë në Serie A.

LEXO EDHE:

Back to top button