Superkompjuteri e sheh Man. Sitin si favorit kryesor në Ligën e Kampionëve

Një nga kompanitë sportive më të spikatura për sa i përket statistikave të futbollit, “OPTA”,  ka parashikuar fatin e ekipeve bazuar në analizën e të dhënave të mëdha të nxjerra nga futbolli. Për ta dhe super kompjuterin e tyre, favorit pas shortit vazhdon të jetë Mançester Siti, kampioni aktual.

Ndërkaq, përqindja e opsioneve për skuadrat e La Ligës ka rënë. Aq shumë sa Barcelona dhe Atletiko e Madridit janë vendosur si ato me më pak shanse për të fituar kupën me veshë të mëdhenj. Madridi shfaqet si favorit i tretë, por ka humbur edhe pozicione.

Interesant është fakti se Atletiko e Madridit, pavarësisht se ka eliminuar Interin në 1/8 e finaleve shihet si skuadra me mundësitë më të pakta për t’i shkuar deri në fund. Ndërkohë, shumë kuota ka fituar PSZH-ja, rivalja e Barcelonës në çerekfinale.

LEXO EDHE:

Back to top button