Portieri legjendar meksikan shkon drejt Seria A

Një lëvizje që nuk pritej, por në fakt është shumë pranë realizimit, portieri i kombëtares së Meksikës, Guillerme Oçoa do të largohet nga Klub Amerika. Gazetari italian Xhianluka Di Marzio ka zbuluar se Oçoa, kontrata e të cili me “Las Aguilas” do të përfundojë më 31 dhjetor, ka rënë dakord për një transferim te skuadra italiane e Serie A, Salernitana.

Sipas Di Marzio, Oçoa do të nënshkruajë një kontratë afatshkurtër me Salernitana deri në fund të qershorit të vitit 2023. Oçoa ka bërë gjithsej 418 paraqitje për Klub Amerika në dy periudha, e para prej të cilave erdhi midis 2004 dhe 2011.

Në atë kohë, ai pati disa suksese të herme me klubin, duke fituar turneun “Klausura” në vitin 2005 dhe “Kopa de Kampeones” po atë vit, përara se të vazhdonte të ngrinte trofeun e Ligës së Kampionëve, në vitin 2006. Një periudhë 7-vjeçare në Evropë, ai luajti në Francë për Ajaçio, në Spanjë me Malaga dhe Granada dhe më pas në Belgjikë me Standard Liezhin.

LEXO EDHE:

Back to top button