Portieri shqiptarë gati të braktis Torinon për Napolin

Salvatore Sirigu, i cili është portieri i dytë i Napolit është ndalur sërish, si pasojë e një dëmtimi. Ai është stërvitur veçmas grupit dhe për momentin nuk dihet koha e saktë e rikuperimit të tij.

Sirigu ankohet shpesh për probleme të ndryshme fizike dhe pa luajtur asnjë minutë këtë sezon, është gati largimi nga Napoli. Ndërkohë zëvëndësues i tij mund të jetë Etrit Berisha.

Berisha ka një eksperiencë të madhe në Serinë A, teksa ka mbrojtur ngjyrat e Lacios, Atalantës, Spalit dhe Torinos. Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, është i pakënaqur me Torinon dhe po kërkon me ngulm largimin në janar.

LEXO EDHE:

Back to top button