Alarme për bomba në Aleksandar Pallas, East Gate dhe Aeroportin e Shkupit

Alarme për bombë në Aleksandar Pallas, East Gate dhe Aeroportin e Shkupit

Alarme për bomba sot është dërguar në adresat elektronike të hotelit Aleksandar Palas, Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit dhe Qendrës Tregtare “East Gate”.

Nga hoteli Aleksandar Pallas janë evakuuar të gjithë mysafirët dhe të punësuarit, është anuluar dhe konferenca vjetore e Odës ekonomike, në të cilën duhej të merrte pjesë kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski.

Janë evakuuar edhe të punësuarit në Aeroportin e Shkupit dhe janë anuluar të gjitha fluturimet. Për momentin është mbyllur dhe po kryhen kontrolle në East Gate.

“Në adresat elektronike të dhjetë shkollave të Shkupit dhe pesë në Manastir, si dhe në Federatën e Futbollit të Maqedonisë, Hotel “Aleksandar Palas”, Hotel “Merriot”, Qendra tregtare “Ist Gejt Moll”, Salla sportive “Boris Trajkovski” dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit është dërguar kërcënim për vendosjen e mjet shpërthyes”, informojnë nga MPB-ja.

 

LEXO EDHE:

Back to top button