Portugalia ka traditën, por Maqedonia është “vrasëse” e saj

Portugalia do të shijojë balotazhin e tretë në Kupën e botës, ndërsa për Maqedoninë është përvoja e parë në një event të tillë sportiv.

Portugalia deri më tani ka pasur 100% sukses në sfidat e play-off-it, duke shënuar nga dy fitore në dy përballjet eliminatore dhe duke u kualifikuar në Kupën e Botës. Që do të thot se tradita është në anën e Portugalisë.

Megjithatë, Maqedonia tashmë ka thyer disa herë traditat sportive të disa kombëtareve. Italia deri në ndeshjen me Maqedoninë nuk pati asnjë humbje në shtëpi në eliminatoret e Botërorit, andaj erdhi momenti që Maqedonia ta thyejë atë traditë. Gjermania më parë nuk humbi si nikoqire në eliminatoret e botës për një kohë të gjatë dhe Maqedonia i dha fund asaj tradite.

Kujtojmë se Portugalia mundi dy herë BiH 1-0 në Kupën e Botës 2010 në Afrikën e Jugut, ndërsa në play-off për Kupën e Botës 2014 në Brazil, Portugalia pati probleme me Suedinë, por përfundoi me dy fitore 1-0 dhe 3-2.

Nga ana tjetër, Maqedonia luajti në fazën eliminatore për Kampionatin Evropian kundër Gjeorgjisë dhe e fitoi atë me 1-0, duke siguruar kështu një vend në “EURO 2020”.

LEXO EDHE:

Back to top button