Portugalia po përgatitet për valën e tretë të të nxehtit

Një mesazh është dërguar në numrat e telefonit celular të të gjithë banorëve të Portugalisë duke paralajmëruar një rrezik jashtëzakonisht të lartë të zjarreve në pyje, ndërsa vendi përgatitet për valën e tretë të të nxehtit këtë verë.

Portugalia është sërish në alarm, pasi meteorologët parashikuan temperatura deri në 38 gradë Celsius dhe erëra të forta për ditët në vijim.

Në mesazh paralajmërohen të gjithë banorët nga zonat rurale të vendit që të përmbahen nga ndezja e zjarrit në ambient të hapur. Në të njëjtën kohë, qeveria kufizoi aksesin në pyje dhe ndaloi përdorimin e pajisjeve dhe makinerive për të shmangur çdo shkëndijë që mund të shkaktonte zjarr.

Gjendja e jashtëzakonshme hyri në fuqi mesnatën e së dielës dhe do të qëndrojë në fuqi deri të martën.

Këtë vit në Portugali, si pasojë e valëve të të nxehtit dhe thatësirës, ​​sipas vlerësimeve të qeverisë, tashmë janë djegur 92 mijë hektarë pyje.

Në Spanjën fqinje, zjarri i pyjeve që përfshiu provincën lindore të Valencias doli jashtë kontrollit dhe u bë një nga zjarret më të mëdha në vend këtë vit. Të premten, teksa elementët rrënuan Valencia-n për të pestën ditë radhazi, 35 avionë u dërguan në zonë për të vënë nën kontroll zjarrin.

Spanja është goditur nga zjarret më shumë se çdo vend tjetër evropian këtë vit, sipas programit të monitorimit të planetit të Komisionit Evropian, Copernicus. Zjarret e pyjeve të këtij viti shkatërruan katër herë më shumë sipërfaqe sesa gjatë gjithë dekadës së fundit.

LEXO EDHE:

Back to top button