Portugezi Oliveira triumfon në pistën e Katalunjas

Pilotoi portugez Miguel Oliveira me motorin KTM është shpallur sot fitues i garës së Çmimit të Madh të Katalunja (Barcelonë-Spanjë). Një sukses disi i papritur për Oliveira, që arriti të lërë pas francezin Johann Zarco (i dyti me Ducati Pramac) dhe australianin Jack Miller (i treti me Ducati). Në fakt, i treti e preu vijën e finishit francezi Fabio Kuartararo (Yamaha), por u penalizua me 3 sekonda.

Kuartararo, që e nisi garën nga “pole”, pati probleme në pjesën e dytë të garës, duke vuajtur shumë për të siguruar një vend në podium. Gjithsesi, francezi ruan kreun e renditjes botërore edhe pas kësaj gare, duke përfituar nga paraqitja e dobët e rivalëve (Bagnaia, Mir dhe Vinales). Tjetër garë për t’u harruar për Valentino Rossi (Yamaha Petronas) e Marc Marquez (Honda), që u rrëzuan.

LEXO EDHE:

Back to top button