Dhjetëra të vrarë nga përleshjet mes forcave afgane dhe talibanëve
Të paktën 14 anëtarë të forcave të sigurisë afgane janë vrarë dhe 18 të tjerë janë plagosur, gjatë një sulmi të talibanëve në qarkun Qaisar, në provincën Faryab, thanë zyrtarët lokalë.
Militantët “po ashtu kanë marrë peng 37 pjesëtarë të forcave të sigurisë”, tha Nader Saeedi, anëtarë i këshillit provincial.
Disa zyrtarë kanë thënë se numri i të vrarëve është rreth 30, duke shtuar se komandanti i policisë së qarkut është në mesin e viktimave.








