Postimi i Zaevit për FFM-në, zemëroi Greqinë

Ngrirja e memorandumeve të dala nga Marrëveshja e Prespës në parlamentin grek nuk paraqesin problem për kryeministrin Zoran Zaev. I pari i Qeverisë thotë se për ratifikimin e tyre kemi pritur dy vite dhe mund të presim edhe ca muaj. Zaev pranon se ka gabuar terminologjinë e Federatës së Futbollit, por thotë se përkushtimi i tij dhe i Qeverisë për të zbatuar marrëveshjen e Prespës nuk është lëkundur aspak.

Nuk ka arsye pse duhet pezulluar memorandumet dhe marrëveshjet në Parlamentin grek. Pritëm dy vite për ratifikimin e tyre, mund të presim edhe tre muaj të tjerë. Por qytetarët tanë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia i presin ato sepse kanë të bëjnë me bashkëpunimin ekonomik, mbulim e hapësirës sonë ajrore në bazë të standardeve të NATO-s dhe mbështetja e tyre teknike për në rrugën eurointegruese gjë që Greqia po e bën dhe e ka premtuar para institucioneve të BE-së – tha Zoran Zaev, Kryeministër.

Reagimin e Qeverisë greke, opozita maqedonase e sheh si pakt mes Sofjes dhe Athinës, për ta paraqitur Shkupin si shkaktar të turbulencave diplomatike në Ballkanin Perëndimor. Ish deputet Ilija Dimovski thotë se diplomacisë maqedonase i duhet strategji e re kundrejt dy vendeve fqinje.

Ky veprim i Qeverisë greke një ditë pas shuplakës që e morëm nga Sofja, absolutisht më ngjanë me mbulimin e qëndrimeve të Sofjes. Athina futet si mbrojtëse e Sofjes që ka për qëllim t’i thotë faktorit ndërkombëtare se Sofja nuk është shkaktari i dëmit në Ballkan por se shteti maqedonas nuk i plotëson kushtet dhe detyrimet e dala nga marrëveshjet e arritura me Sofjen dhe Athinën -u shpreh Ilija Dimovski, Ish deputet.

Pas njoftimit të kryeministrit Zoran Zaev në twitter se ndodhet në Holandë dhe po e ndjek ndeshjen e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Qeveria greke paralajmëroi pezullimin e memorandumeve për bashkëpunim ekonomik, monitorim ajror dhe ndihmë teknike për bisedime me BE-në. Miratimi i tyre ishte paraparë më 10 korrik, ndërsa sipas Athinës zyrtare të njëjtat do të vendosen për miratim në Kuvend në muajin shtator.

Adrian Kerimi

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button