Pothuajse mijëra fëmijë ukrainas të përfshirë në shkolla dhe kopshte në Kroaci

Pothuajse mijëra fëmijë ukrainas që për shkak luftës u detyruan të lëshojnë vendin e tyre janë përfshirë në shkollat fillore dhe të mesme si dhe kopshte në Kroaci.

Nga gjithsej 983 ukrainas që arritën në Kroaci, më së shumti janë filloristë- 838, në shkollat e mesme janë regjistruar 64, ndërsa në kopshte ka 80 fëmijë.

Më shumë filloristë janë regjistruar në shkollat në Zagreb 116 fëmijë në 42 shkolla, derisa në Kantonin e Splitit- Dalmacisë ka 91 fëmijë në 30 shkolla.

Momentalisht problem më i madh është gjuha, por siç theksojnë drejtorët e disa shkollave shpejtë po e zotojnë, ndërsa që sa më mirë të integrohen në mjedisin e ri janë përfshirë edhe një numër i madh i aktiviteteve jashtëmësimore.

LEXO EDHE:

Back to top button