“Pranvera e këtij viti, me e ngrohtë dhe me më shumë të reshura”

“Pranvera e këtij viti, me e ngrohtë dhe me më shumë të reshura”

Gazetare: Ajnur Bafqari

Sipas analizave të Qendrës Evropiane për parashikim afatmesëm të motit, pranvera e këtij viti në Maqedoninë e Veriut do të jetë më e ngrohtë dhe me më shumë reshje se mesatarisht. Sinoptikët vlerësojnë se kjo është pasojë e ngrohjes globale.

“Sipas analizave të fundit të Qendrës Evropiane për parashikim afatmesëm të motit, stina e pranverës për vitin 2024, pasqyrohet si një pranverë mesatarisht të ngrohtë, me temperatura më të larta se mesataret për muajin mars, pra do të jetë më ngrohtë, si dhe reshje të shiut më shumë se mesatarja për këtë periudhë…Priten reshje të shiut veçanërisht në pjesët jugore”, tha Jovana Taseska, sinoptikane.

Sipas Sinoptikëve java do të jetë me diell dhe vranësira mesatare, me temperatura që do të mbërrijnë deri në 20 gradë brenda ditës, ndërsa në orës e mëngjesit mund të ulen deri në -4 gradë celsius. Ndërkohë reshje të shiut priten të dielën pasdite dhe të hënën. Mjekët sqarojnë se dallimet e mëdha mes temperaturave ditore dhe ato të natës paraqesin problem për shëndetin e qytetarëve, veçanërisht për të sëmurët kronikë.

“Dallimet e mëdha mes temperaturave ditore dhe të natës janë problem. Por këtu kemi edhe një problem se me periudha kemi kohë të ngrohtë, që shkon deri në 23 gradë dhe të nesërmen kemi temperature prej 5-6 gradë. Nëse këtij momenti i shtohet edhe momenti i lulëzimit të bimëve, ato janë edhe një çështje shtesë për ata që janë alergjikë, pasi rriten alergjitë në ajër dhe në mënyrë shtesë e rëndojnë. Më së shumti janë të rrezikuar të sëmurët kronikë”, u shpreh Lupço Stefanovski, mjek amë.

Stefanovski thotë se piku i të prekurve me gripin stinor u arrit në mes të muajit shkurt, ashtu siç edhe ishte pritur, por brenda dy javësh viruset stinorë u rikthyen dhe me këtë u shtua edhe numri i pacientëve të cilët frekuentojnë ordinancën e tij. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button