Pranverë e pasigurt për kompanitë, më të prekur janë prodhuesit e pjesëve të automjeteve

Pranverë e pasigurt për kompanitë, më të prekur janë prodhuesit e pjesëve të automjeteve

Gazetar: Miki Trajkovski

Kompanitë vendore po i ndjejnë dukshëm pasojat e krizës globale, e cila aktualisht po prek rëndë Evropën, veçanërisht industrinë e automobilave. Shumë prej kompanive në këtë sektor janë të prekur drejtpërdrejt nga zhvillimet, duke qenë se një pjesë e tyre janë prodhues të pjesëve të makinave për gjigantë të mëdhenj.

“Presionet janë nga të gjitha anët. Blerësit tanë në industrinë e automobilave po u bëjnë presion furnizuesve të tyre, pra neve, për të ulur çmimet. Nga ana tjetër, ne kemi presion nga rritja e çmimeve të blerjes së energjensëve dhe fuqisë punëtore, kështu që vakumi po ngushtohet dhe kanë mbetur shumë pak burime financiare për investime dhe përmirësim të funksionimit”, deklaroi Natasha Jovçeska – drejtoreshë e një kompanie të huaj në Ohër.

Një problem shtesë do të jenë tarifat e SHBA-së prej 25% ndaj BE-së. Kjo mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në disa nga prodhuesit gjermanë të automjeteve premium, pasi disa nga këto modele prodhohen ekskluzivisht për tregun global në Evropë dhe më pas eksportohen në Shtetet e Bashkuara, thotë kryetari i Këshillit për investime të huaja, Viktor Mizo.

“Si do të ndikojë kjo në secilën prej kompanive varet nga portofoli i atyre kompanive, cilat marka dhe cilat modele të automjeteve janë të përfshira drejtpërdrejt. Ne jemi duke e monitoruar situatën, sepse është e rëndësishme jo vetëm për secilën kompani, por edhe për ne, sepse portofoli ynë përfshin automjete nga segmenti premium”, tha Viktor Mizo – Kryetar i Këshillit për investime të huaja në Maqedoni.

Por Mizo nuk pret që tarifa të tilla të jenë të pranishme në plan afatgjatë. Ai thotë se ajo që po bën Amerika është ndryshe në krahasim me Kinën, me Evropën është ndoshta kërkesë për barazim të kushteve. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button