Prapaskena, Pirlo nuk e donte Ronaldon në skuadrën e Juventusit

" "

Ish-trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo ka pasur probleme me Kristiano Ronaldon gjatë sezonit 2020/21. Këtë e ka zbuluar ndihmësi i tij i atëhershëm, Alparslan Erdem, në podkastin gjerman “Stammplatz” nga “Bild”. Sipas Erdemit, Pirlo kishte rezerva për mënyrën e lojës së yllit portugez dhe nuk e shihte si të përshtatshëm për filozofinë e tij taktike.

“Bëmë një analizë dhe analisti ynë na dha disa të dhëna. Një gjë ishte e qartë: Pirlo nuk e pëlqente Dibalan dhe Kristiano Ronaldo nuk i përshtatej aspak stilit të tij të lojës”.

Erdem shtoi se Pirlo donte një skuadër që ushtronte presion të lartë, por Ronaldos nuk i përshtatej ky stil.

“Pirlo donte të ushtronte presion lart në fushë, ndërsa të dhënat tregonin se Kristiano Ronaldo ishte më i dobëti në sprintime. Ai nuk e donte, por nuk kishte çfarë të bënte – ishte Kristiano Ronaldo”

Pavarësisht kësaj, CR7 mbeti pjesë fikse e sulmit të Juventusit. Pirlo, sipas ndihmësit të tij, do të kishte preferuar Alvaro Moratan, i cili përshtatej më mirë në sistemin 4-4-2 që ai synonte të zbatonte.

“Ai e pëlqente shumë Moratën, që ishte perfekt për sistemin e tij. Skema e Pirlos nuk mund ta përballonte Ronaldon, por ai thjesht nuk mund të bënte asgjë kundër tij”.

Sezoni i tyre së bashku nuk rezultoi i suksesshëm. Pirlo u shkarkua pas vetëm një viti në stolin e Juventusit, ndërsa Kristiano Ronaldo u largua nga Torino pas tre sezonesh për t’u rikthyer te Man. Junajted.

LEXO EDHE:

Back to top button