Prej ditësh të bllokuar në minierë, gjenden të pajetë 9 minatorë në Kinë

Ekipet e shpëtimit në Kinë kanë gjetur të pajetë nëntë minatorët e bllokuar prej 19 ditësh në një minierë ari në provincën Shandong.  Mediat e huaja bëjnë me dije se një ditë pasi shpëtuan 11 kolegët e tyre që ishin bllokuar në një minierë ari në provincën Shandong, këtë të hënë është dhënë dhe lajmi për gjendjen e viktimave nënë rrënoja.  22 minatorët mbetën të bllokuar në minierën e Hushan, pas një shpërthimi që bllokoi hyrjen e galerisë më 10 janar.

Autoritetet kishin thënë më parë se 10 persona që ishin bllokuar në minierë 600 metra nën tokë dhe ishin në kontakt me botën e jashtme, pasi punëtorët e shpëtimit shpuan një kanal në një pjesë të minierës dhe instaluan një linjë telefonike.

LEXO EDHE:

Back to top button