Prej nesër transporti publik sërish do të jetë me pagesë

Gazetar: Melihate Rustemi

Transporti falas për shkak të ndotjes së ajrit, nga e enjtja do të vazhdojë sërish me pagesë, kanë bërë të ditur nga Qyteti i Shkupit, shkruan Alsat.

Megjithatë gjatë ditës, trafiku sërish ishte në kaos për shkak të numrit të madh të makinave. Transporti falas për dy ditë të plota nuk ndikoi pothuajse fare në reduktimin e trafikut.

“Normalisht, më mirë është të përdoret autobusi, shiko çfarë tollovie me makina”.
“Gjendje e vështirë kështu por akoma nuk kemi krijuar shprehi për autobus, do të presim pak. A ka rrëmujë në qytet? Ka shumë, nuk e di si gjindemi Thuajse një orë po vozis nga kalimi nëntokësor e deri këtu”.

“Me makinë është më mirë”.

“Me autobus më mirë është por si me ardh unë prej Bllace në Shkup me autobus”.

“Kush është mësuar me makinë do të vozitet me makinë edhe sikur autobusi ti vij para derës së shtëpisë falas, nuk do të vozitet me autobus. Kjo është shprehi. A merrni me vete udhëtarë të tjerë ose vetëm jeni në makinë? Thuajse vetëm”.

“Se është pa para por vrapojnë më shumë të futen në autobus. Thuajse çdo ditë është pa para ama sot edhe dje ka më shumë, kështu është populli”, u shpreh një shofer i autobusit.

Një ditë më parë qyteti i Shkupit aktivizoi masën kundër ndotjes së ajrit. Transporti publik ishte falas, gjë që shkaktoi rrëmujë nëpër autobusë. Një pjesë e qytetarëve nuk respektonin fare masat. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button